Ballkani ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen kthyese ndaj Lincoln Red Imps dhe trajneri Ilir Daja ka idetë e qarta mbi formacionin për këtë ndeshje.
Kampioni i Kosovës do të luajë sot nga ora 18:00 ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Pas fitores në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2-0, tani radha është për ndeshjen kthyese që do zhvillohet në “Victoria Stadium”.