Manchester Unitedi më në fund do të kalojë në duart e miliarderëve të Katarit pasi mediat angleze shpallën datën e blerjes së klubit mëngjesin e sotëm.
Sheikh Jassim e fitoi këtë betejë të ashpër dhe shteti i Katarit do të udhëheqë Manchester United për vitet në vijim, gjë që mund ta sjellë klubin në të njëjtin nivel me rivalët e qytetit, Manchester City.
Mediat angleze të mëngjesit të sotëm raportojnë se data e shitjes zyrtare të Manchester United është caktuar për mesin e tetorit.
Sheikh Jassim do të ndajë rreth 7 miliardë euro për blerjen e United.
Sipas mediumit britanik “The Sun”, “Djajtë e Kuq” do të bien në duar të sigurta pasi ata do të përfundojnë tek mbretëria e Katarit.
Jassim e bleu klubin dhe do ta ketë pronësinë komplete të United.
Thuhet se ai e ka ndërmend të investojë në stadium dhe në infrastrukturë të klubit, ndërsa do të vazhdojë ta përmirësojë ekipin.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje mund të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa Manchester United do të shpresojë që ta nisë një epokë të re të sukseseve, të cilat i munguan në dekadën e fundit.